Një faqe interneti e qeverisë ruse është hakuar gjatë fundjavës, duke bërë që një kërkim në internet për faqen të çojë në një shenjë “Lavdi Ukrainës” në gjuhën ukrainase, raporton Euronews.
Faqja e internetit e Ministrisë së Ndërtimit, Strehimit dhe Shërbimeve të Rusisë u vu në shënjestër pasi shumë prej kompanive shtetërore të vendit dhe organizatave të lajmeve pësuan përpjekje hakerimi që nga pushtimi i qeverisë ruse në Ukrainë më 24 shkurt.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA citoi një përfaqësues të ministrisë të dielën të ketë thënë se faqja ishte e mbyllur, por të dhënat personale të përdoruesve ishin të mbrojtura.
