Në një dhomë të errët e të vogël jeton Familja gjashtë anëtarëshe Hamidi nga lagja e Serovës në Shkup. 4 fëmijët kanë vetëm një dëshirë të vetme të kenë ku t’i bëjnë detyrat dhe ku të mësojnë. Suzana edhe disa ditë do t’i mbushë gjashtë vjet, edhe pse duhej të regjistrohej në shkollë, për shkak se nuk kanë para për t’ia blerë fletoret, ajo rri në shtëpi. Duke pare motrën dhe vëllain e saj si i bëjnë detyrat, asaj I ngjallet edhe më shumë dëshira për të shkuar në shkollë.
“Mami kur do të më regjistroni në shkollë? Kismet bijë, kismet do ta shohim. Kur t’i bëjë 5 vjet. Po 5 vjet i ka”.
Suzana kur të rritet ka dëshirë të bëhet piktore, Aliu polic. Të tjerët ende kishin turp të flasin për profesionet e tyre të ardhshme.
Ku i bën detyrat?
Në tokë këtu.
A të vjen rëndë?
Po. Ato mi shkoqin fletoret. Pastaj mësuesja na bërtet.
Ke qef ta kesh një dhomë tënden?
Po. Unë e dua një shtëpi të re. Ma mirë, shtëpi të re.
“Shumë keq, shumë rëndë po më vjen. Nuk mund t’i bëjnë detyrat. Ky i vogël ua shkoq detyrat. E shoh gazepin. Na duhet një shtëpi ta kemi për këta fëmijë. E para pikë skanë detyrat ku t’i bëjnë”, u shpreh Mevlude Hamiti nëna e katër fëmijëve.
Shpeshëherë në mungesë të ushqimit kojshitë u japin ushqim.
Me margarin, pashtet, vezë. Cfarë kam atë, e kalojmë disi. Në mëngjës u blejti një njeri kroasana. Parëz xhixhi na ka sjell tosta dhe vezë”, tha nëna e katër fëmijëve Mevlude Hamiti.
Aliu shkon në klasë të dytë. Ai ka nevojë për një palë syze dhe për një kontroll mjekësor për sytë.
“Djali ka problem me sytë, syzet u kanë thy. Mundësi s’kam me ja ble. S’e di. Tash kur shkruan nuk sheh mirë. Mësuesja e ka ul përpara. Më shumë kam nevojë për djalin për sytë dhe e dyta për një shtëpi. T’i drejtoj këta evlad se ngushtë”, potencoi Mevlude Hamiti.
E brengosur për fëmijët e saj, nëna Mevlude i lut ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë për një shtëpi. Pasi që në vendin ku tash jetojnë, janë me qera përveç asaj duhet të lirojnë dhomën pasi që pronari është nga jashtë dhe do të kthehet për një muaj.
“Ju lutna nëse keni mundësi na ndihmoni për një shtëpi. Ju lutem për këto fëmijë. Nuk dua më shumë vetëm t’i drejtoj këta fëmijë. Nëse keni mundësi me ma ndërtu një shtëpi”, deklaroi nëna e katër fëmijëve Mevlude Hamiti.
Babai i katër fëmijëve nuk ishte në shtëpi. Ai punon në një furrë buke dhe mundohet të sigurojë kafshatën e gojës. Nuk ka mundësi që fëmijëve të tij t’u sigurojnë një shtëpi që do ta gëzonte gjithë familjen.
Kontakt: +(389) 072-660-479
Përgatiti: Arbana Q.Klimenta
