Ajani tani po fle i qetë në banesën e re.
Dhoma e tij është ashtu siç e kishte ëndërruar, me ngjyra dhe lodra.
Ky është djali i Isakut, të cilin për herë të parë e vizitoi TV21.
Ata jetonin me qira, dhe në kushte të vështira.
Pas kronikës së emituar, filluan donacione nga gjitha anët, dhe kryefamiljarit iu plotësua dëshira.
Ai tani ka banesë të vetën.
Gjendja shëndetësore e Isakut vazhdon të jetë e rëndë, por ai falënderon të gjithë humanët që e ndihmuan të kenë një shtëpi të tyre, pasi tani ndihet i sigurt për familjen e tij.
“Faleminderit juve, Tv21, që me iniciativën tuaj ku për të parën herë dola në TV, mandej na ndihmuan edhe tjerët, Shqiptarët për Shqiptarët, Elvis Naçi dhe ma blejtën këtë banesë, vetëm si po e shihni kam probleme shëndetësore”, u shpreh Isak Rahmani.
E zonja e shtëpisë thotë se tani po bëjnë gjumin rehat, dhe nuk mendojnë më për qiranë.
“U gëzuam se u liruam nga qiraja, tani jemi në shtpin tonë.
Falemenderojmë të gjithë ata që na ndihmuan Elvis Naçin i falemenderojmë shumë edhe juve si TV21 na keni ndihmu ku për të parën herë keni qenë tek ne”, deklaroi Fetije Rahmani.
Për t’i siguar një banesë Isakut u angazhuar edhe “Fundacioni Firdauz”.
Familjen Rahmani tani e lamë në shtëpinë e re dhe me shpresë së kryefamiljari do të shërohet shumë shpejtë.
Përgatiti: Afrim Jonuzi
