Familja distancohet publikisht nga xhihadisti

TË FUNDIT

Familja e xhihadistit nga Austria Mohamed M. I cili në një xhirim kërcënon Gjermaninë dhe Austrinë edhe publikisht janë distancuar prej tij.

Babai i tij Sami M, që është imam në Vjenë ka thënë për mediat se nuk e përkhrah atë çka bën djali i tij.“Unë jam kundër ISIS-it. E dënoj atë çka bëjnë”, ka thënë Sami.

Ai ka shtuar se edhe pse Mohamed është djali i tij ai dënon ashpër veprat e tyre. “Familja ime dhe unë jemi kundër terrorizmit”, ka thënë Sami.

Sami ka thënë se nuk ka asnjë kontakt me djalin prej kur me një letër është distancuar nga ai.

Mohamed M. Nga Vjena rrjedh nga një familje që ka emigruar nga Egjipti, dhe që ka qenë në cak të autoriteteve austriake për shprehje të urrejtjes dhe propagandë të hapur për xhihad.

Në Austri ka qenë i dënuar për shkak të nxitjes të shoqërive terroriste.

Pasi që e ka mbajtur dënimin kas shkuar në Gjermani ku ka vazhduar me propagandë për islamin radikal por pasi që është hetuar nga autoritetet gjermane ka shkuar në Kajro e më pas në Siri.

Mohamed në një video xhirim u është drejtuar “luanëve të islamit në Austri dhe Gjermani” duke u thënë se duhet të bashkohen me muxhahedinët ose të bëjnë xhihad në këto dy shtete.

Po ashtu ai ka kritikuar kancelarin gjermane Angela Merkel duke paralajmëruar hakmarrje për gjakun e derdhur të myslimanëve në Aganistan.

Në fund Mohamed dhe një xhihadist tjetër vrasin me pushkë dy njerëz.