Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, e pranoi se vendi ka dështuar në sigurimin e mbrojtës shëndetësore të popullsisë. Ai pas takimit të Këshillit për siguri, ku u debatua për gjendjen shëndetësore në vend, tha se ka marrë informacione nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, se imunizimi do të fillojë nesër. Megjithatë shtoi se kjo që ndodhi ditët e kaluara kur qytetarë tanë shkonin në Serbi për tu vaksinuar, është shenjë e revoltit të madh të qytetarëve dhe turp i madh për ne.
“Besoj se e barti ndjenjën e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë të cilët janë të pakënaqur nga ai plan që e kemi bërë deri më tani. Pamjet që i kemi nga fundjava e kaluar në Serbinë fqinje e ilustrojnë këtë më së miri. Pamjet e tilla nuk duhet të përsëriten. Falënderim për Serbinë, por kjo ishte turp për shtetin tonë. Shteti duhet të gjejë mënyrë që të vaksinojë qytetarët e vet dhe tu ofrojë mbrojtje shëndetësore këtu”, deklaroi Stevo Pendarovski – President i Maqedonisë së Veriut.
Pendarovski tha se vonimi i tillë i fillimit të imunizimit është për shkak se si shtet u mbështetëm në mekanizmin Kovaks dhe besonim në fondin solidar të BE, por ata u vonuan me muaj. Konstatoi se 80% e vaksinave janë shpërndarë në 10% të shteteve, por kjo, siç thotë ai, nuk duhet të jetë arsye. Edhe pse një pjesë e madhe e personave të infektuar me Kovid-19 nuk mund të hospitalizohen, Filipçe ka pohuar se është e kundërta. Pendarovski dërgoi porosi deri te gjithë klinikat private që të ulin përfitimin.
“Shteti nuk duhet të lejojë që asnjë qytetarë të mos pranohet në mjekim spitalorë. Nga ministri Filipçe morëm bindje se deri më tani diçka e tillë nuk ka ndodhur, e as që do të ndodh tani e tutje. Dëshiroj që në këtë rast të dërgoj një apel personal, tu bëjë thirrje gjithë institucioneve private shëndetësore të shqyrtojnë mundësinë që të heqin dorë nga profiti që të bëjnë shërbimet e tyre të qasshme për të infektuarit me Kovid-19 dhe nëse ka nevojë për këtë të dërgojnë edhe ekip mjekësor për punë në institucionet publike shëndetësore”, shtoi Pendarovski.
Në lidhje me vaksinimin, theksoi se nuk duhet të ketë prioritete për cilindo funksionarë. Që të mos ketë dyshime se dikush e keqpërdorë pozitën, çdo funksionarë të paraqitet për vaksinim në internet faqen e Ministrisë së shëndetësisë, si gjithë qytetarët dhe të vaksinohet kur t’i vijë radha, porositi Pendarovski.
