“Faleminderit Zot që më ruajte”, Morena Taraku përjetoi një përvojë të keqe në aeroplan

TË FUNDIT

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Morena Taraku ka kaluar një një eksperiencë jo të mirë në aeroplan, teksa po udhëtonte nga Kosova në Stamboll, por fatmirësisht ka arritur shëndosh e mirë.

Në një postim në Instagram, Morena ka falënderuar Zotin, teksa ka një lutje për ndjekësit e saj.

”Faleminderit Zotit për jetën tjetër. Duani dhe kujdesuni vetëm për njerëzit e vërtetë sepse jeta është e shkurtër. Sot kisha një përvojë shumë të keqe teksa po fluturoja nga Kosova në Stamboll. Pas të gjithave, faleminderit Zotit arritëm mirë. Ju lutem respektojeni dhe duajeni vetën tuaj sepse askush s’e bën këtë për ju. Faleminderit Zot që më mbrojte”, ka shkruar Morena në Instagram./21Media

error: Content is protected !!