Pavarësisht vizitave të shumta që përdoruesit i bëjnë Facebookut, ka gjasë që ju të mos i dini disa fakte për rrjetin e krijuar nga Mark Zuckerberg.
Më poshtë janë 11 fakte interesante për Facebook:
1. Al Pacino ishte fytyra e parë e Facebookut
Pavarësisht se në fillim kjo uebfaqe nuk ishte e njohur, themeluesi Mark Zuckerberg kishte shfrytëzuar fytyrën e aktorit të famshëm Al Pacino për të mirëpritur përdoruesit e rrjetit social.
2. Facebook fiton gati 2 milionë dollarë në orë
Rrjeti i madh social gjeneron 1.8 milionë dollarë në 60 minuta. Në tremujorin e dytë të kompanisë, Facebook fitoi 4 miliardë ose 44.4 milionë në ditë.
3. Facebook është shkaktar i shumë shkurorëzimeve
Facebooku ka edhe një anë të errët. Sipas një studimi nga “Divorce-Online”, Facebooku është në listën e faktorëve kryesorë që kanë ndikuar në shkurorëzime.
4. 1 në 7 persona ka llogari në Facebook
Me 1.49 miliard përdorues aktivë në Facebook, i bie që një në shtatë persona të jetë përdorues i këtij rrjeti social.
5. Ju bini në sy nëse ndryshoni statusin tuaj
Facebooku nuk është uebfaqe online për takime, por ai del të jetë shumë efikas kur ju ndryshoni statusin tuaj. Ju bini në sy 225 për qind më shumë në momentin që ju njoftoni në Facebook për ndryshimin e statusit tuaj, sipas një studimi të ri, raporton “DigitalSpy”.
6. Personi me më së shumti fansa në Facebook është Ronaldo
Kim Kardashian është duke thyer shumë rekorde, por ajo nuk është afër yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, që ka 106 milionë ndjekës në Facebook.
7. Facebook thotë se termi “LOL” ka vdekur
Termi “LOL” (Qesh me zë) ishte termi më i përdorur për shumë kohë për të shprehur të qeshurën në formë shkrimi. Megjithatë, Zuckerberg thotë se “LOL” ka vdekur dhe në këtë rrjet fjala “haha” po përdoret më së shumti.
8. Rreth 70 për qind e adoleshentëve janë miq me prindërit e tyre në Faceebook
Shumica e përdoruesve të Facebookut janë miq me prindërit e tyre. Sipas statistikave, afër 70 për qind e përdoruesve të rinj në moshë janë miq me prindërit e tyre.
9. “The Simpsons” është emisioni më i famshëm
Me mbi 69 milionë fansa, “The Simpsons” është seriali me më së shumti pëlqime në këtë rrjet. I dyti vjen “Mr.Bean” me 62.7 milionë, i ndjekur nga “SpongeBob SquarePants”.
10. Në Facebook bëhen 100 mijë kërkesa për shokë çdo minutë
Bota është duke u lidhur vazhdimisht dhe shumë shpejt. Këtë e tregojnë edhe statistikat e Facebookut, që thonë se kërkesat për të shtuar shokë në rrjetin social janë duke u rritur me hapa të mëdhenj. Afërsisht 1 milion kërkesa do të bëhen vetëm në kohën sa ju po lexoni këtë artikull.
11. Facebook ka punësuar 0.0008 për qind të përdoruesve të vet
Facebooku ka 10 mijë e 955 punëtorë. Ky numër është shumë i vogël duke marrë parasysh se rrjeti social ka 1.49 miliard përdorues aktivë në muaj.
