“Fajzer” do të kërkojë leje për përdorim urgjent të vaksinës së saj në SHBA

TË FUNDIT

Kompania farmaceutike “Fajzer” ditëve të ardhshme do të kërkojë leje për përdorim urgjent të vaksinës së saj kundër Kovid-19 në SHBA, pasi rezultatet e fazës së fundit të studimit kanë treguar se ajo është efikase në 95 për qind të rasteve dhe nuk shkakton efekte anësore serioze.

Kompania ditëve të ardhshme do të aplikojë për leje për raste urgjente dhe pret që Komiteti për vaksina të Drejtorisë për Ushqim dhe Ilaçe në seancë publike t’i shqyrtojë rezultatet, me siguri në dhjetor.

Mediat britanike theksojnë se Drejtoria për Ushqim dhe Ilaçe refuzon t’i komentojë  thëniet.

“Kjo do të thotë se vaksina është efikase 95 për qind”, bëri të ditur “Fajzer”-i.