“Fajzer” dhe “Biontek” kanë për qëllim të kërkojnë autorizim javëve në vijim që ta japin dozën e tretë të vaksinës së tyre kundër Kovid-19. Kjo thuhet në kumtesën e dy kompanive.
Qëllimi është me dozën e tretë të vaksinës të rritet mbrojtja imunologjike e të vaksinuarve.
Sipas të dhënave preliminare të testeve, një dozë tjetër e dhënë 6 muaj pas dozës së dytë i rrit nivelet e antitrupave kundër llojit origjinal të virusit deri në 10 herë. “Fajzer” dhe “Biontek” do të sigurojnë informacione të thukëta për Agjencinë Evropiane të Barërave dhe Administratën amerikane për Ushqim dhe Barëra.
