“Fajzer” dhe “Biontek” filluan studime për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës së tyre të re kundër koronavirusit tek gratë shtatzëna të moshës prej 18 vjeç e më shumë.
Pjesëmarrëset e para tashmë janë vaksinuar, thuhet në kumtesë.
Gjithsej katër mijë gra shtatzëna të moshës prej 18 vjeç e më shumë marrin pjesë në studimet, ndërsa vaksinimi zbatohet në periudhë prej javës 24-34 të shtatzënisë.
Çdo grua shtatzënë do të jetë pjesë e studimit prej 7 deri në 10 muaj, varësisht asaj nëse ka marrë vaksinë ose placebo. Krahas kësaj, fëmijët e lindur nga pjesëmarrëset në studim do të ndiqen deri në gjashtë muaj.
Paraprakisht u publikua se numri i rasteve të infektimit me koronavirus në botë i tejkaloi 110 milionë.
Në fund të janarit, Organizata Botërore e Shëndetësisë dha mendim të ri për vaksinimin e grave shtatzëna. Ekspertët thonë se edhe ato mund të imunizohen, derisa nuk janë nga grupet me rrezik të lartë.
