Facebook ka kumtuar se do t’i heq postimet e monitorimit të zgjedhjeve në SHBA që përdorin “fjalorin militant” ose që synojnë të frikësojnë votuesit ose zyrtarët.
Fejsbuk ka njoftuar se do të përgjigjet nëse kandidatët ose partitë deklarojnë fitoren para kohe para se të shpallet përmes mediave kryesore ose nëse publikohen vlerësime dhe raporte mbi gjendjen aktuale të zgjedhjeve.
Fejsbuk gjithashtu kumtoi se do të ndalojë përkohësisht postimin e reklamave politike pas mbylljes së votimeve më 3 nëntor./MIA
