Facebook kumtoi se do t’i bllokojë pohimet e rreme dhe shkencërisht të pabazuara për vaksinën kundër Covid-19.
Bënet fjalë për zgjerimin e rregullave ekzistuese të kompanisë kundër dezinformatave për pandeminë.
Facebook vendosi ta ndërmerr këtë hap pas lajmit se së shpejti do të fillojë vaksinimi kundër koronavirusit në tërë botën, transmetojnë mediumet botërore.
Siç njoftojnë, grupe të ndryshme ideologjike kanë përhapur dezinformata për vaksinat në rrjetet sociale gjatë kohës së pandemisë, duke përfshirë edhe se hulumtimi u zbatua në njerëz, pa pëlqimin e tyre, për të cilin shkak kompania vendosi që t’u qëndrojë në rrugë lajmeve dhe informatave të rreme.
Kompania Youtube këtë e bëri në tetor.
