FC “Shkupi” ka fituar derbin e xhiros së 9-të në ligën e parë të futbollit vendor, duke mundur në Çair Struga Trim Lumin me rezultatin 2:0.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë, Shkupi gjeti golat e triumfit përballë kampionëve në fuqi.
I pari që realizoi ishte Kueven në minutën e 52-të, përderisa Vosha vulosi shifrat në 2:0 në minutën e 90-të. Struga e mbylli ndeshjen me një futbollist më pak, pasi me karton të kuq u përjashtua nga loja Georgievski.
