Erdhi në Shkup, për shkak se siç thotë, dëshironte që të drejtohej drejtpërdrejt, që nga vetë ajo qytetarët dhe të zgjedhurit e tyre të dëgjojnë se Evropa po na pret.
Kështu e nisi fjalën e saj Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lajen, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, për inkurajuar për mbështetjen për propozimin francez.
“Jam këtu sot sepse besoj se ky është momenti që të vazhdoni përpara drejt të ardhmes sonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, me Maqedoninë e Veriut si anëtare e plotfuqishme”- deklaroi Ursula Von Der Lejen, Kryetare e Komisionit Evropian
Pasi lavdëroi vendin për Marrëveshjen e Prespës dhe reformat e bëra deri më tani, u shpreh se është i kuptueshëm frustrimi për mos hapjen e bisedimeve deri më tani, por rikujtoi se Komisioni Evropian ka 13 vjet që propozon hapje të bisedimeve dhe i vjen mirë se as Shkup e as Bruskeli nuk u dorëzua nga rruga eurointegruese e Maqedonisë së Veriut.
“Tani të gjithë duhet ta kthejmë shikimin përpara, duhet ta shfrytëzojmë mundësinë që e kemi përpara, t’i nisin bisedimet anëtarësuese dhe të punojmë bashkë për rrugën që ju çon në BE. Këtë mund ta bëjmë që javën e ardhshme, në seancën e radhës, me ndërmarrjen e hapit të parë nga propozimi i rishikuar francez. Të gjithë jeni të njohur me këtë propozim. Ai i mbron interesat tuaja dhe i merr parasysh shqetësimet e të gjitha palëve”-pohoi Ursula Von Der Lejen, Kryetare e Komisionit Evropian
Momenti ka rëndësi historike, por vendimi është i Kuvendit, u shpreh von der Lejen, duke treguar se neve vendoset që propozimi të miratohet, ditëve në vijim do të mbahej konferenca e parë ndërqeveritare. Deri sa po tregonte për procedurat, dikush nga opozita i ra bilbilit…
Ndërsa në foltore ju vendos një pankartë me mbishkrimin “JO”.
E pasi e uli pankartën, Von der Lejen u shpreh:
“Si në çdo demokrati, e dëgjojmë tjetrin. I dëgjojmë argumentet që i keni, e dëgjoj argumentin e tij dhe ju argumentin tim, ju faleminderit për sjelljen tuaj demokrate”- theksoi ajo.
Deputetët e opozitës maqedonase vazhdimisht qëndronin me pankartat lart, që shkruanin “jo asimilimit dhe bullgarizimit”.
Por von Der Lejen siguroi për ruajtën e gjuhës dhe identitetit maqedonas, gjë që u prit me duartrokitje.
“Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj…
…dhe jam e gëzuar të ri përsëris se nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Ne e respektojmë këtë tërësisht, andaj në propozimin e rishikuar qëndron “gjuhë maqedonase” pa kualifikime nga BE-ja”- tha Ursula Von Der Lejen, Kryetare e Komisionit Evropian.
U shpreh se ndryshimi i Kushtetutës për përparimin e të drejtave themelore do ta përforcojë përkushtimin e Maqedonisë në respektimin e të drejtave të njeriut e me këtë do të mbyllje faza e parë e bisedimeve.
“Më lejoni të përsëris edhe një herë. Çështjet dypalëshe, siç është interpretimi i historisë nuk janë kusht në bisedimet aderuese”- përfundoi ajo.
Fjalimin e mbylli në gjuhën maqedonase.
