Provat e festivalit të Eurovisionit janë ekspozuar përmes një galerie me foto në faqen zyrtare në Instagram.
Njësoj ndodhi dhe me Ronela Hajatin, e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Sekret”. Vetëm se fotot e këngëtares u fshinë, për t’u hedhur pak më vonë pa njërën prej tyre.
Ronela kishte një foto në galerinë e saj që siç duket është cilësuar si provokuese nga organizatorët e Eurovisionit.
Provat e festivalit të Eurovision-it janë ekspozuar përmes një galerie me foto në faqen zyrtare në Instagram.
Njësoj ndodhi dhe me Ronela Hajatin, e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Sekret”. Vetëm se fotot e këngëtares u fshinë, për t’u hedhur pak më vonë pa njërën prej tyre.
Ronela kishte një foto në galerinë e saj që siç duket është cilësuar si provokuese nga organizatorët e Eurovisionit.
Sipas tyre fshirja e fotove është censurim duke qenë se postimi kishte 25 mijë pëlqime, më shumë se çdo postim tjetër.
Për momentin, është e paqartë nëse këngëtares i është kërkuar që të ndryshojë koreografinë.
