Benzina EUROSUPER BS-95 prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i derivateve të tjera mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE). Me këtë vendim bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,21 për qind.
Çmimi i ri i pakicës i EUROSUPER BS-95 është 61 denar për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 edhe më tej do të shitet për 62,5, EURODIZEL (D-E V) për 53 dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 52,5 denarë për litër.
Me vendim të KRRE-së për 0,062 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS është 28,763 denarë.
Si shkak për ndryshimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i cekin çmimet e rritura referente në tregun botëror tek benzina mesatarisht për rreth 2,036 për qind, si dhe për 0,354 për qind kursit më të ulët të dollarit në raport me denarin.