Eurokomisari Varheji në Shkup

TË FUNDIT

Eurokomisari për zgjerim, Oliver varheji sot duhet të arrijë në Shkup.

Është paraparë Varheji të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev, ku do të bëhet fjalë për përparimin në procesin e eurointegrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Pritet që në fokus të jetë tejkalimi i bllokadës bullgare për fillim të negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Nga KE-ja theksojnë se eurokomisari Varheji është në komunikim me të gjitha palët relevante lidhur me diskutimin për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më parë të jetë e mundur.

Varheji javën e kaluar ishte në Bullgari, ku me presidentin Rumen Radev dhe ministrin teknik të Punëve të Jashtme, Svetllan Stoev bisedoi për mënjanimin e bllokadës bullgare për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Vizita e Varhejit në Shkup pason një ditë pas vizitës së kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, e cila në bisedimet me autoritetet në vend gjithashtu bisedoi edhe për kontestin me Bullgarinë dhe tejkalimin e tij. Ajo shfaqi bindje se është i mundshëm tejkalimi i bllokadës nga Sofja dhe mbajtja e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në fund të këtij viti.