Dramaturgut, Jeton Nezirajt i janë përzgjedhur dy drama si dramat më të mira të gjuhës shqipe të përkthyera. Kjo përzgjedhje është bërë nga rrjeti i dramave “Eurodram”. Drama “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, dhe Hipermarketi patriotik”, janë dramat e dramaturgut, Jeton Neziraj që janë përzgjedhur si dramat më të mira të përkthyera të gjuhës shqipe.
“Komiteti italian ka zgjedh dramën “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, si njërën prej dramave më të mira. Ndërkaq, komiteti francez dhe anglez kanë rekomanduar dramën “Hipermarketi patriotik””, konfirmoi për KultPlus, Neziraj.
Ai gjithashtu tregoi se ne si komunitet pjesëmarrës në rrjetin “Eurodrama” nuk kemi rekomanduar asnjë dramë, pasi që në gjuhën shqipe nuk është e përkthyer asnjë dramë bashkëkohore.
“Është një përzgjedhje nga një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve që gjatë vitit lexojnë drama të ndryshme dhe në fund propozojnë dhe rekomandojnë drama si për përkthime të ndryshme apo drama për teatro e kështu me radhë”, tregoi Neziraj.
Rrjeti “Eurodram”, është rrjet i cili është i përfshirë në baza linguistike dhe ka një anëtarësi mbi 30 komitete gjuhësore. Në këtë komitet gjuhësor është edhe Gjuha Shqipe.
Puna e rrjetit “Eurodram” është që të zgjeroj sa më shumë kanalet bashkëkohore të shpërndarjes së lojërave teatrore. Rrjeti punon në partneritet me shumë organizata të strukturuara në mënyrë të ndryshme, duke e lejuar atë të jetë një pjesë dinamike e një përzierje komplekse e dramaturgëve, përkthyesve dhe partneriteteve të tjera në mënyrë sa më kreative në nivelin ndërkombëtar.
