Eurodeputetja shqiptare: NATO do jetë më e fortë me Suedinë e Finlandën

TË FUNDIT

Arba Kokalari, deputete shqiptare për Suedinë në Parlamentin Evropian thotë se aplikimi i dy vendeve nordike (Suedi-Finlandë) për në NATO ka ardhur pas kërcënimeve nga Vladimir Putin.

“Ka kërcënuar verbalisht dhe ka dërguar dhe avionë ushtarakë që kanë kaluar në kufirin suedez. Ka qenë shumë agresiv”, u shpreh politikania.

Kokalari thotë se mënyra se si i trajton Rusia vendet fqinje, vë në pah se sa e rëndësishme është një NATO e fortë.