Eurodeputeti Kovaçev në Click Plus tregon pse festimi i 11-të tetorit në RMV është provokim për të!

TË FUNDIT

Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev në emisionin  “Click Plus” në TV21 tregoi se pse festimi i 11-të tetorit në Maqedoninë e Veriut është një provokim për të.

“Deklarata ime e fundit ishte se ne duhet të gjejmë një zgjidhje për gjithçka që na ndan. Dekadat e manipulimit të historisë në të kaluarën që duhet të lëmë në të kaluarën së bashku për të qenë krah për krah në Bashkimin Evropian si anëtarë të barabartë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë pjesë e Bashkimit. Deklarata ime e fundit kishte të bënte me realitetin modern dhe atë sepse vetëvendosja është një e drejtë njerëzore e të gjithëve dhe nuk ka nevojë që dikush ta tregojë ose ta pranojë atë, është një e drejtë njerëzore, si dhe të identifikojë gjuhën që flet, të gjithë flasin gjuhën që duan të flasin. Askush nuk ka të drejtë të ndryshojë të kaluarën e njerëzve të vdekur dhe identitetin si dhe të ndryshojë gjuhën që ata folën”, deklaroi Kovaçev në Click Plus në TV21.