Pa fjalë diplomatike dhe në mënyrë të hapur euroambasadori Dejvid Gir thotë se vendi nuk ka bërë pothuajse asgjë për plotësimin e rekomandimeve për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. U shpreh se këto detyra janë kryesore në procesin e zgjerimit të BE-së ndërsa detyra e institucioneve është që ta zbatojnë dhe të jenë shembull në këtë proces.
https://www.youtube.com/watch?v=Pr40iDR4H9w
“Sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë zhgënjyese. Raporti i Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut nga vjeshta e kaluar, që është në fokusin e takimit të sotëm siguron drejtime të qarta se çfarë duhet bërë dhe cilat janë prioritetet. Të gjithë i dimë, por shumë pak është bërë. Po ashtu edhe niveli i zbatimit, siç përmendi paraprakisht edhe zv/kryeministrja, për strategjinë për luftën kundër korrupsionit, është i pamjaftueshëm, të paktën 10% në raportin e vitit të fundit.”- deklaroi Dejvid Gir, Euroambasador.
Zv/kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska, theksoi se afrimi drejt BE-së është qëllimi ynë kryesor strategjik, andaj duhet më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie nga ana e institucioneve.
“Çdo institucion i prekur duhet me seriozitet ta marrë pjesën e tij të obligimeve dhe përgjegjësive dhe me të gjithë kapacitet të punojë për zbatimin e pjesës së tij të detyrave që i ka marrë, së bashku me institucionet e tjera. Andaj po pres që të gjitha institucionet në afat të shkurtër të fokusohen dhe të tregojnë zbatim të shpejtë të strategjisë kombëtare në luftën kundër korrupsionit e jo siç është notuar brenda Raportit se rezultati i realizimit janë vetëm 10% që është zhgënjyese.”- deklaroi Sllavica Gërkovska, Zv/kryeministre për Qeverisje të Mirë.
Sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë kryesore në procesin aderues dhe detyrë që duhet të plotësohet për anëtarësimin e vendit në BE.
