EURO2020, Maqedonia gati për të shkruar histori! Futbollistët nesër zbresin në fushë për t’u përballur me Austrinë

TË FUNDIT

Në Bukuresht flitet vetëm për futboll. E në Kryeqytetin rumun ka ateruar edhe përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll të dielën në mbrëmje në këtë stadium prapa meje në Bukuresht do të zhvillojë ndeshjen e parë historike në kuadër të KE 2020. Të dielën Maqedonia përballet me Austrinë në ndeshjen e grupit C.

Nëpër qytet mund të shihen tifoz dhe adhurues të futbollit që kane ardhur nga Maqedonia e Veriut, por aty janë edhe austriakët.

Futbollistët e përfaqësues janë gati për të zbritur në fushë. Të gjithë thonë se do të japin maksimumin për të treguar se këtu nuk kanë ardhur rastësisht.

“Unë mendoj që kemi 3 ndeshje shumë të vështira, nuk duhet të anashkalohet asnjëra. Maqedonia është këtu me shumë vullnet me shumë ambicie që të jap maksimumin në secilën lojë. Gjërat personale, a do të kem mundësi të jem startues, po ose jo apo në minutat në vazhdim, nuk më preokupojnë shumë sepse për atë gjë vendos trajneri, unë jam në së shumti i gëzuar që jam pjesë e këtij grupi e këtij suksesi. Shpresoj që ta kemi shëndetin dhe ta japim maksimumin në fushën e gjelbër”, thesoi Enis Bardhi.

Ndeshja Maqedoni e Veriut-Austri zhvillohet të dielën në mbrëmje në ora 18:00.

Në stadiumin Nacional Arena Bukuresht prania e tifozëve do të jetë deri ne 33% nga kapaciteti i ulëseve për shkak masave anti-kovid.