Euro 2024, Ukraina ndal Anglinë

TË FUNDIT

Është mbyllur në barazimi 1-1 sfida mes Ukrainës dhe Anglisë në grupin C të kualifikueseve të Euro 2024 ku bën pjesë edhe Italia.  Në ndeshjen e luajtur në Wroclaw, të besuarit e Southgate sulmuan, por u ndalën disa herë në murin e kundërshtarit. Ndërkohë, surpriza ndodhi në minutën e 26-të, kur ukrainasit kaluan në avantazh: Tsyganvkov shërbeu në zonë për Konoplyan, i cili dhuroi një top në qendër që Zinchenko e kishte të lehtë për ta dërguar në rrjetë.

Megjithatë, Tre Luanët barazuan në minutën e 41-të: një top i shkëlqyer pas mbrojtjes për Ëalker, i cili kontrolloi dhe mposhti Bushchan. Presioni anglez vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe dukej se do të çonte në një gol që do sillte përmbysjen por gjuajtja e Saka me të majtën goditi traversën. Prezantimet e Rashford dhe Foden, në fushë në minutën e 66-të, ishin sa për statistikë.

Falë këtij barazimi 1-1, Ukraina do të mbërrijë në San Siro përpara Italisë në renditje. Me pak fjalë, ndeshja e parë e Luciano Spalletti-t në shtëpi si trajner i të kaltërve po bëhet shumë e rëndësishme.