Euro 2020: Turqi- Itali, formacionet zyrtare

TË FUNDIT

Pas një viti vonesë, kampionati i shumëpritur evropian Euro 2020 do të filloj pas pak çastesh, ku ndeshja hapëse do të jetë tejet interesante mes Turqisë dhe Italisë.

“Azzurët” do të synojnë që të shfrytëzojnë avantazhin e tyre si vendas në Romë, kurse Kombëtarja e Turqisë do të kërkoj t’i shmanget humbjes në ndeshjen e parë të këtij kampionati, në të cilin janë pjesëmarrës për të pestën herë.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, forma e Italisë është shumë më e mirë se ajo e Turqisë, ku kanë regjistruar gjashtë fitore, në krahasim prej turkeve që kanë katër fitore dhe dy barazime.

Turqia (4-1-4-1): Cakir; Celik, Soyuncu, Demiral, Meras; Yokuslu; Karaman, Tufan, Calhanoglu, Yazici; Yilmaz

Italia (4-3-3): Donnarumma; Spinazzola, Bonucci, Chiellini, Florenzi; Barella, Jorginho, Locatelli; Isnigne, Immobile, Berardi

21:00 Turqi – Itali (Stadiumi Olimpico-Romë)./21Media

TË NGJAJSHME