“Euorakses” në Shkup, Studentët: Nuk ka kushte për veprimtari hulumtuese

TË FUNDIT

“Euroakses” është një iniciativë e mbështetur nga Komisioni Evropian, e cila për qëllim kryesor ka ndihmën për hulumtuesit e rinj në karrierën e tyre. Studentët kanë mendime të ndara, disa vlerësojnë që kjo është një mundësi e vërtetë për zgjerimin e kufijve të njohurive të tyre, përderisa të tjerë janë të mendimit se kushtet e veprimtarisë hulumtuese nuk janë të përmbushura në Maqedoni.

Menaxheri i projekt të “Euroakses” në Maqedoni, Neda Kocareva deklaroi se aktualisht në Maqedoni po bëhet vendosja e rrjetit të organizatës. Përveç kësaj, Kocareva tha se “Euroakses” ndihmon adaptimin e hulumtuesve të rinj gjatë zhvendosjes së veprimtarisë së tyre hulumtuese në një shtet tjetër.

Dekani i Fakultetit për Inxhinieri Kompjuterike dhe Informatike, Ivan Çorbev theksoi se ai i përkrah projektet e tilla, dhe sipas tij, studentët në Maqedoni duhet të jenë më aktivë në projektet e shkencave hulumtuese.

Turneu i autobusit të kaltër të “Euroaksesit” në Evropë, përveç Shkupit përfshinë edhe 33 qytete në 16 shtete evropiane. Euroaksesi është një rrjet i shërbimeve të Bashkimit Evropian që shtrihet në 37 vende evropiane. Maqedonia u përfshi në këtë rrjet që para dy vjetësh.

Blerim Ismaili