Kryetari i OVL- UÇK Hysni Gucati është arrestuar sot nga njësia speciale të EULEX-it. Këtë e ka konfirmuar Tomë Gashi, avokat i organizatës.
Ndërkohë bastisjet e EULEX-it në zyrat e OVL-UÇK-së po vazhdojnë.
“Tani u arrestu nga policia e Eulex-it kryetari i OVL te UÇK zoti Hysni Gucati dhe do te transferohet ne Hague! Bastisjet po vazhdojn!”, ka shkruar Gashi./RTV21
