Të rinjtë e partive politike shqiptare u ulën në tryezë të përbashkët për të debatuar se sa të rinjtë janë të përfshirë në politikat krijuese të partive. Por megjithatë nuk lanë pa i përmendur kryetarët e partive duke i lëvduar se kush është më i miri.
“Kryetari Ali Ahmeti është i vetmi politikan që ka një vizion për të ardhmen, është i vetmi politikan që nuk është marrë me oponentët e tij, nuk është marrë me sharje dhe ofendime ashtu siç merren kryetarët e partive të tjera”, tha Avni Rustemi, kryetar i Forumit rinor – BDI.
“Është njeri modest dhe i drejtë, është person pa kompromis kur bisedojmë sidomos për ndonjë vendim për ndonjë çështje për shqiptarët”, tha Liridon Useini kryetar i Forumit rinor – Lëvizja Besa.
“Unë mendoj se Menduh Thaçi është i drejtë dhe këmbëngulës. Ai ka një bagazh të madh historik, mendoj se historia do ta pozicionojë në anën e drejtë dhe asnjëherë nuk do ta zëvendësojë tek oportunistët”, deklaroi Driton Ibish kryetar i Forumit rinor – PDSH.
“Ziadin Sela është aktivisti më i mirë që e kemi ne në ASH. Është njeriu më i sinqertë ndoshta që e kemi aty”, deklaroi Omer Ajdini kryetar i Forimit rinor – ASH.
“Afrim Gashi është intelektual, mbi të gjitha është njeri, vlerat njerëzore mbisundojnë te kryetari i Alternativës”, tha Afan Elezi kryetar i Forimit rinor – Alernativa
Ndryshe kryetarët e forumeve rinore rrugë të vetme për vendin shohin hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian. Aktivitetet e forumeve gjatë periudhës kanë qenë informimi i qytetarëve për virusin korona dhe shpërndarja e maskave mbrojtëse për ta. Po ashtu ata diskutojnë edhe për zgjedhjet e ardhshme dhe aktivitetet të cilat planifikojnë t’i realizojnë.