Etna vazhdon të ndriçojë qiellin sicilian

TË FUNDIT

Etna, i cili vlerësohet të jetë vullkani më aktiv në Evropë, vazhdon të nxjerr lavë, hi e gurë vullkanik edhe një jave pas shpërthimit.

Gjatë mbrëmjeve, pamja e tij është spektakulare. Lava ndriçon qiellin e Sicilisë.

Ky vullkan ndodhet në afërsi të Aeroportit Catania, i cili si pasojë e shpërthimit u detyrua të mbyllet përkohësisht, përcjell tv21.tv

Banorët e qytetit Pedara që ndodhet në afërsi të vullkanit, kanë bërë të ditur se javën e kaluar, nga ai u nxorën gurë, ndërkaq një shtresë hiri e trashë mbuloi rrugët e tij.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme apo ndonjë të lënduar.

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se kanë situatën nën kontroll./21Media