Qeveria në Estoni ka organizuar një stërvitje të parakohshme ushtarake duke thirrur 830 rezervistë të Lidhjes Estoneze të Mbrojtjes.
Krerët e forcave të armatosura deklaruan se stërvitja është organizuar për shkak të konfliktit ushtarak në Ukrainë.
“Bazuar në leksionet e luftës në Ukrainë, ne po përdorim njësi të vogla taktike për operacione të përhapura në terren, duke i kushtuar vëmendje përdorimit të sistemeve anti-tank, në mënyrë që të mos jenë vetëm njësitë e posaçme të stërvitura në përdorimin e tyre, por edhe këmbësoria”, thotë majori i ushtrisë estoneze Andres Valli.
Stërvitjet janë mbajtur pasi qeveria e vendit baltik shpalli të enjten gatishmërinë për t’u mbrojtur, duke bërë gati njësitë e posaçme.
Megjithatë, qeveria theksoi se bëhet fjalë vetëm për një stërvitje pasi aktualisht Estonisë nuk i kanoset ndonjë rrezik ushtarak.
