Eskalon aktiviteti i VV, arrestohen disa aktivistë (Video)

TË FUNDIT

​Aktivistë të Vetëvendosjes kanë tentuar të vendosin një udhëzim administrativ nëpër veturat që ndodheshin në oborrin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës, por nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës. Kjo e fundit, për t’i larguar aktivistët ka përdorur edhe sprej. Ndërkohë janë arrestuar disa aktivistë.

Në udhëzimin administrativ i rekomandohej të gjithë institucioneve shtetërore që për shkak të interesave familjare ti shesin të gjitha veturat.
Gjatë aksionit të lëvizjes Vetëvendosje është lënduar kameramani i RTV21,Berat Bahtiri ndaj të cilit është përdorur sprej.