Protestuesit e papërmbajtshëm dhe të dhunshëm kanë hedhur sende të forta drejt autoambulancës dhe bëjnë thirrje për djegien e saj.
Ndonëse me një pjesëmarrje modeste të protestuesve, protesta nisi agresive. Me t’u mbledhur para kryeministrisë, protestuesit kanë nisur të sulmojnë policinë me lëndë piroteknike, ndërsa kanë hedhur molotov drejt saj.
Më pas skenën e dhunës e zhvendosën drejt Bashkisë, Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranë dhe Selisë së Partisë Socialiste. Si pasojë e dhunës, dhjetë efektivë të policisë mbetën të lënduar dhe po marrin ndihmë në spital.
__________
10 efektivë janë lënduar në protestën e kësaj të hëne të opozitës
“Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.
Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.
Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.
Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.
Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.”- thuhet në njoftimin e policisë.