Është ulur qarkullimi me pakicë

TË FUNDIT

Në shtator të këtij viti qarkullimi në tregtinë me pakicë është ulur në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Nëpër grupe dhe klasa, ulja e qarkullimit është vërejtur në Tregtinë me pakicë me ushqim, pije dhe duhan (nominalisht për 2,3 për qind, ndërsa realisht për 5,3), në Tregtinë me pakicë me produkte joushqimore, përveç karburanteve (nominlaisht për 12,8, ndërsa realisht për 13,2), në Tregtinë me pakicë, përveç tregtisë me karburante (nominalisht për 8, ndërsa realisht për 9,6), si dhe në Tregtinë me pakicë me karburante automobilistike (nominalisht për 30,1, ndërsa realisht për 20,9 për qind).