Është suspenduar nga puna komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj.
Kjo pasi ai bashkë edhe me disa zyrtarë policorë kishin shkuar të uniformuar për ngushëllim tek familja e Faton Hajrizit.
Vendimi është marrë pas rekomandimit të Inspektoratit të Policisë.
Ndërkaq nga Inspektorati gjatë ditës së djeshme thanë se i njëjti së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese”.