Dhuna ndaj grave ende është e pranishme në vend, pavarësisht edukimit apo qasjes institucionale. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, shprehet se po mundohen të komunikojnë drejtpërdrejtë me gratë, me qëllim që të parandalojnë sfidat të cilat mund t’iu vijnë.
“Vetëm në vitin e kaluar gjithsej ka pasur 7 vrasje në familje, 6 femicide. Në vitin 2023 në pjesën e parë kemi 3 femicide, së fundmi janë shënuar edhe 2 vrasje të grave në Kumanovë.”- deklaroi Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Kostana Beker theksoi se në krahasim me rajonin, në vendin tonë femicidi është definuar si vepër penale.
“Dua të tregoj që në të gjitha këto 6 shtete të Ballkanit Perëndimor që i kemi analizuar, e vetmja Maqedonia e Veriut është që femenicidi është definuar si vepër penale.”- tha Kostana Beker, Drejtoreshë e Programit.
Natasha Gaber-Demjanovska, drejtoreshë e akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, rikujton se janë vendosur ligje, organizata dhe institucione për të adresuar dhunën në familje, sepse ngjarjet e femicidit janë rritur.
“Besoj që shteti jonë mund të bëj dallime, që të sigurojë të mos ketë këso ngjarje të femicidit në të ardhmen.”- tha Natasha Gaber-Demjanovska, drejtoreshë e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në RMV.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bëri thirrje për bashkëpunim më të madh ndërsektorial dhe shpallje në kohë të masave pas dhunës së raportuar, si nga qendrat e punës sociale, ashtu edhe nga gjykatat, si mënyra e vetme për të reduktuar apo parandaluar femicidin si lloji më i rëndë i dhunës ndaj grave.
Femicidi është vrasja e një vajze apo gruaje, zakonisht nga një burrë, për shkak të gjinisë së saj. Femicidi është forma më ekstreme e dhunës me bazë gjinore.
