Është shpallur tender për fletëvotimet për zgjedhjet në Shtip dhe Pllasnicë

TË FUNDIT

Tenderi për fletëvotimet dhe materialin zgjedhor për zgjedhje për kryetar të komunave Shtip dhe Pllasnicë është shpallur sot nga ana e Komisionit shtetëror zgjedhor.

Afatet për zbatimin e zgjedhjeve po rrjedhin, ndërsa Komisionet komunale zgjedhore po përgatiten për zgjedhjet e 13 dhjetorit, kur është rrethi i parë dhe më 27 dhjetor, rrethi i dytë zgjedhor. Por, në Shtip partitë akoma nuk deklarohen me cilët kandidatë do të dalin në zgjedhje dhe do t’i bindin qytetarët.

Kryetari i ri i komunës do të ketë mandat prej vetëm nëntë muajve. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në intervistën e fundit në emisionin “Çka mendon populli” në televizionin rajonal të Shtipit, Star, tha se do të shqyrtohet mundësia nëse edhe zyrtarisht për shkak të rritjes së rasteve të reja dhe të hospitalizuarve nga koronavirusi do të kërkojë shtyrje të zgjedhjeve për kryetarë të komunave Shtip dhe Pllasnicë. Kryetari i KK të VMRO-DPMNE-së-Shtip, Ivan Jordanov për MIA-n tha se vendimi përfundimtar për qëndrimin zyrtar partiak do të sillet në mbledhje të Komitetit ekzekutiv.

“Mbledhja e Komitetit ekzekutiv do të mbahet këto ditë, zgjedhjet në Shtip do të jenë një nga pikat e saj, pasi që të ndërtojmë qëndrim partiak, do ta paraqesim në opinion”, thotë Jordanov.

Kryetari i KK të LSDM-së-Shtip, Aleksandar Kangallov tha se tani për tani nuk mendojnë për shtyrje. Si parti i ndjekin afatet ligjore dhe po përgatiten për zgjedhje të kryetarit të komunës, kandidatura  të cilit në KKZ duhet të parashtrohet deri të shtunën në mesnatë.

Sipas Komisionit shtetëror zgjedhor zgjedhjet për kryetar të komunave Shtip dhe Pllasnicë mund të shtyhen, nëse kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndryshon vendimin për shpalljen e tyre, por kjo bëhet pas marrëveshjes paraprake të partive politike. Gjithnjë derisa nuk ka vendim formal aktivitetet e parapara me afatet zgjedhore po rrjedhin.