Filmi brazilian “Second mother”, ka hapë festivalin më të madh të filmit në rajon
Feda Stukan, aktori boshnjak ishte nikoqiri i hapjes së edicionit të 21 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë, i cili është hapur me filmin brazilian “Second mother”.
Stukan në hapjen e këtij festivali ka thënë se për këto nëntë ditë të festivalit do të prezantohen 259 filma, 57 prej tyre vendore dhe pritet të ketë rreth 100 mijë ndjekës të festivalit.
