Është gjetur kufoma e gruas nga Vrapçishti

TË FUNDIT

Familjarët e gruas së ndjerë, arkivoli i së cilës ishte ngatërruar me një burrë në moshë të thyer, për TV21 kanë bërë të ditur se e kanë gjetur kufomën.

Siç bëjnë të ditur familjarët, arkivoli i nënës së tyre është gjetur në morgun e Gostivarit, ku është sjellë nga Klinika Infektive.

Familjarët e kanë parë kufomën dhe e kanë verifikuar.

Rasti në Vrapçisht kishte tronditur të gjithë banorët e kësaj ane, pasi familjarët me të pranuar arkivolin, pasi kanë hapur atë, ka parë se në vend të nënës së tyre, në të është gjetur një mashkull.

Kishin shkuar në Klinikën Infektive në Shkup për të kërkuar të njëjtën, por pas shumë kërkimeve, kufoma është sjellë në morgun e Gostivarit.

LEXO: Tronditet familja nga Vrapçishti! Në vend të nënës, në arkivol gjen trupin e një burri