Jam i nderuar që mund t’Ju drejtohem dhe e shfrytëzoj këtë rast të mrekullueshëm që t’ua transmetoj shprehjet e miqësisë së sinqertë dhe afeksionin e Sllovenisë ndaj shtetit tuaj dhe të gjithë qytetarëve tuaj. Erdha t’Ju shpreh mbështetje të fuqishme për të gjitha përpjekjet tuaja për anëtarësim në BE. Asnjë shtet tjetër nuk ka sakrifikuar aq mund dhe energji politike për përmbushjen e kushteve para fillimit të negociatave dhe më mahnitë guximi juaj si dhe e vlerësoj gatishmërinë për kompromise, që Maqedonisë së Veriut do t’i garantojnë perspektivë të qartë evropiane.
Këtë sot e theksoi gjatë fjalimit para deputetëve në Kuvend, presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, i cili po qëndron për vizitë dyditëshe zyrtare në vendin tonë.
“Vlerësojmë se kjo tani në rend të parë bëhet çështje gjeopolitike nga aspekti i kapacitetit absorbues për çka folëm në Bruksel, inkuadrimi i shteteve nga Ballkani Perëndimor në BE është pothuajse e një rëndësie të papërfillshme edhe nga aspekti i rrumbullakësimit territorial në hartën është mjaft mirë e dukshme se Ballkani Perëndimor bën pjesë në hapësirën e BE-së”, tha presidenti Pahor.

Ai theksoi se Sllovenia i kupton rezervat që në pikëpamje të zgjerimit sundojnë në Bruksel, por është e mendimit se vendimi më i gabuar për BE-në[ dhe për Ballkanin Perëndimor, do të ishte shtyrja e zgjerimit për shkak të çështjeve tjera me të cilat në këtë çast po përballet në mënyrë interne dhe globale.
“Do të doja ta theksoj vlerësimin tim. Nëse nuk ka zgjerim të BE-së apo nëse vonon shumë zgjerimi, në këtë rajon ngadalë, sërish do të kapë rrënjë teza se shpërbërja e ish-Jugosllavisë në të vërtetë akoma nuk ka përfunduar dhe se duhet, në vend të kufijve ekzistues, të vlejnë kufijtë etnik. Nga përvojat historike e dimë se ka shumë pak mundësi që një proces i këtillë të zhvillohet në rrugë paqësore dhe pa konflikte, që mund t’i lëkundin edhe sigurinë edhe stabilitetin më gjerë në EJL”, potencoi presidenti i Sllovenisë.
Shtoi se prandaj disa herë ka thënë se zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është ekskluzivisht çështje politike e cila kërkon edhe nga BE-ja strategji akoma më të paramenduar.
“Sllovenia para së gjithash insiston për fillim sa më të shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Shteti juaj bëri tekstualisht gjithçka, madje edhe të pamundurën për t’i përmbushur kushtet e kërkuara, prandaj çdo shtyrje e fillimit të negociatave do të ishte e pabazë dhe moralisht e padrejtë, ndërkaq do ta dëmtojë edhe autoritetin e BE-së”, ishte decid Pahori në fjalimin para deputetëve në Kuvend.
Me fjalë të tjera, theksoi ai, tani është koha për Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, ajo e ruan parimin e qasjes individuale drejt secilit shtet kandidat, ndërsa e ruan edhe shpresën për vazhdim dhe fund të suksesshëm të negociatave për të gjitha shtetet në rajon dhe inkuadrimin e tyre përfundimtar në familjen evropiane. Sllovenia, nënvizoi Pahor, për atë edhe më tutje do të ndihmojë dhe bashkëpunojë.
Para deputetëve presidenti slloven Pahor theksoi se kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale në të gjitha fushat.
“Kemi shumë kontakte mes njerëzve dhe dialog të rregullt politik, e para së gjithash, me të vërtetë jemi mbështetës të sinqertë të zgjerimit të BE-së me shtetet nga Ballkani Perëndimor. Thjeshtë duam që Evropa në të ardhmen të jetë më ngushtë e lidhur dhe akoma më e unifikuar. Sllovenia është mike e sinqertë me të gjithë popujt dhe të gjitha shtetet në këtë rajon. Në nivel të presidentëve të të gjitha shteteve këtë e dëshmojmë edhe me Procesin Bërdo Brioni, anëtare e të cilit është edhe Maqedonia e Veriut. Takim të kreut të nismës do të organizojmë në Lubjanë menjëherë sapo ta mundësojnë këtë kushtet epidemiologjike”, paralajmëroi presidenti Pahor.
Përmendi se që në Konferencën e Sarajevës në nismën në vitin 2016 kishte paralajmëruar për mundësinë e procesit të ngadalësuar për zgjerim të BE-së dhe detyrë e çdo shteti, siç tha, është që së bashku t’i përshpejtojnë proceset e reformave strukturore në plan të brendshëm dhe zgjidhje të çështjeve bilaterale në plan të jashtëm.
“Kjo sipas mendimit tim tani vlen akoma më shumë, Maqedonia e Veriut është shembull për një qasje të tillë, për një përgjegjësi të tillë kur bëhet fjalë për zhvillim të brendshëm të shtetit dhe rregullim të marrëdhënieve me fqinjët. Në vitet e fundit investuat shumë mund për ndërtimin e një shoqërie moderne, multikulturore, multietnike e cila bazohet në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave”, tha gjatë fjalimit para deputetëve në Parlament presidenti Pahor.
Marrëdhëniet me fqinjët sipas rregullit janë më problematike dhe çdoherë të ndërthurura me ndjenja, e shpesh herë edhe me trauma historike, theksoi ai, duke cekur se e gëzon ajo që Maqedonia e Veriut e njohu rëndësinë e kultivimit të marrëdhënieve me shtetet fqinje në frymën evropiane të pajtimit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë.
“Me pjekuri shtetërore dhe maturi shtetërore i arritët të dy marrëveshjet me Greqinë dhe me Bullgarinë. Edhe vetë e dini më mirë se sa e vështirë ishte kjo. BE-ja me arsye pret që do t’i respektoni dispozitat nga të dy marrëveshjet ndërkombëtare. Por, edhe ju prisni që të dy shtetet dhe BE-ja t’i respektojnë premtimet e tyre”, tha Pahor.
Implementimi nuk është proces i lehtë, vlerësoi, por duhet të zbatohet njejtë me maturi dhe kujdes, dhe në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore siç u zbatua procesi i negociatave për arritje të atyre dy marrëveshjeve.
“Tani është koha të respektohen marrëveshjet, të respektohen dhe fjala e dhënë të vlejë diçka, Prandaj, përsëris, Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet një hap përpara drejt BE-së. Kjo është me rëndësi për RMV-në, kjo është me rëndësi për Ballkanin Perëndimor, e kjo është po aq me rëndë[si edhe për BE-në. Drejt kësaj situate shkuam përmes një rruge të rëndë, prandaj është e drejtë dhe e duhur sa më shpejtë të fillojnë negociatat zyrtare të Maqedonisë së veriut me Brukselin. Kjo me të vërtetë është një mundësi tepër e mirë për t’u humbur dhe kjo është mundësi e mirë për të gjithë”, potencoi Pahor.
Ai theksoi se vizitën e tij duhet ta konsiderojmë si shenjë e një mirëkuptimi të tillë lidhur me atë çështje.
“Maqedonia e Veriut është shembull dhe prandaj meriton respektin dhe mbështetjen tonë. Tani është koha”, theksoi presidenti slloven, Borut Pahor para deputetëve në shtëpinë ligjvënëse.
