“Është arritje e madhe”, thotë Komisioni Evropian për regjistrimin

TË FUNDIT

Komisioni Evropian e ka përshëndetur regjistrimin në Maqedoninë e Veriut duke e konsideruar si arritje të madhe. Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit, zëdhënësja e Komisionit, Ana Pisonero për MIA-n ka deklaruar se e përshëndesin regjistrimin e realizuar për herë të parë që nga viti 2002.

“Kjo është arritje e madhe; të dhënat e përditësuara për popullsinë janë esenciale për planifikim dhe implementim të politikave adekuate sociale, demografike dhe ekonomike për përfitim të të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Pisonero.