ESHS: Paga mesatare në shtator, 41.585 denarë

TË FUNDIT

Paga mesatare neto në shtator është rritur për 9.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).

Sipas të dhënave statistikore, në shtator paga mesatare neto e paguar për punonjës arrin në 41.585 denarë.

Rritja vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorin e shërbimeve administrative dhe ndihmëse, ku ka një rritje prej 12.6 për qind, në industrinë përpunuese si dhe në sektorin e artit, argëtimit dhe rekreacionit.

Në krahasim me muajin gusht të këtij viti, rritje në muajin shtator është vërejtur në sektorët e minierave dhe guroreve, veprimtarive të shërbimeve administrative dhe ndihmëse dhe industrisë përpunuese.

Paga mesatare bruto për të punësuar në shtator arrin 62.573 denarë.