Escobar mbërrin në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

TË FUNDIT

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë të mërkurën në Prishtinë për të zhvilluar takime me krerët shtetërorë.

Ai ka mbërritur rreth orës 8:30 të mëngjesit në presidencë dhe është pritur nga Vjosa Osmani.

Pas takimit do të mbajë dhe një deklaratë për mediat.

Vizita e Escobarit më 19 tetor në Kosovë vjen në kohën kur Franca dhe Gjermania thuhet se u kanë ofruar një propozim liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që do të mund të ishte një kornizë e re për dialogun midis dy shteteve për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.