Emisari i SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar tha se është krenar me Kosovën ka kontribuar në procesin e dialogut si dhe në agjendën e për demokraci dhe liri. Ai po ashtu vlerësoi miqësinë mes Kosovës dhe SHBA-së duke e cilësuar Kosovën si mike dhe aleate shumë të mirë.
“Miqësia varet edhe nga të gjithë dhe sa i përket kësaj pata dëshirë që të shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe për solidaritetin në kohë krize në Kosovë dhe për mënyra për ta thelluar këtë partneritet përfshirë edhe mbështetjen tonë për pjesëmarrjen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Jam shumë krenar që Kosova ka kontribuar për agjendën tonë të përbashkët dhe mendoj që ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë indikator i rëndësishëm se si Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive për agjendën e përbashkët të demokracisë dhe lirisë dhe e falënderoj Kosovën ju falënderoj juve që jeni nikoqire e kësaj ngjarje gjatë kësaj jave”, tha Escobar.
