Escobar: Kemi problem në komunikim me Kurtin

TË FUNDIT

Escobar: Asnjëherë nuk na dhanë përgjigje nëse e kanë pranuar darftin ashtu sic është.

Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar lidhur me draft statutin e Asociacionit tha se Kosova duhet të  ecë përpara në zbatimin e obligimeve të saj ligjore.

Escobar ndër tjera ka shtuar se ”Ata asnjëherë nuk na dhanë përgjigje nëse e kanë pranuar darftin ashtu sic është. Dhe  e kemi të vështirë ta kuptojmë nëse do ta dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuitese;.

Sipas Escobarit, Asociacioni nuk do të jetë një Republikë tjetër Serbe, nuk do të jetë shtet brenda shtetit, nuk ka asgjë në statut që mundëson autoritet ekzekutiv dhe pushtet ekzekutiv apo ckado që mund të krijojë çështje kushtetuiese apo funksionale për Kosovën.

”Është thjeshtë një mundësi për komunat me shumicë serbe të koodinojnë shërbimet komunale në gjuhën serbe për qytetarët e Kosovës, Kjo është e tëra. Dhe është një obligim ligjor. Ne kemi dëgjuar arsyet të ndryshme se pse nuk është dorëzuar ose pse nuk është shtyrë përpara por ne I kundërshtojmë të gjitha ato. Duhet të ecë tutuje dhe duhet të ecë përpara sa më shpejt të jetë e mundur. Ne fakt e gjithë çështgja e dinarit, tani, do të zgjidhej përmes Asociacionit. Asociacioni sic është rekomanduar nga BE-ja, nga i dërguari i psacëm i BE-së përfshinë pjesë për transferrin transparent të parave nga Serbia tek ata që kanë të drejtë për këtë në Kosovë në një mekanizëem transparent sipas ligjit të Kosovës dhe kornizës kushtetutese të Kosovës. Vetë Asociacioni do ta zgjidhte çështjen e dianrit. Pra ne duam që kosova të ecë përpara sa më shoejt të jetë e mundur”, ka deklaruar Escobar.