Erikseni prezantohet si futbollist i Brentfordit

TË FUNDIT

Mesfushori danez, Christian Eriksen, ka thënë se është i vendosur të tregojë se është i njëjti futbollist, siç ka qenë edhe para se të pësojë arrest kardiak vitin e kaluar.

Ai është shumë afër që të kthehet në fushën e lojës në Premier League me skuadrën e Brentfordit.

Erikseni u prezantua si lojtar i Brentfordit të premten, afër tetë muaj qëkur kolapsoi në fushë, teksa u kthye në jetë nga stafi mjekësor në ndeshjen e hapëse të Danimarkës kundër Finlandës në “Euro 2020”.

Trajneri i skuadrës, Thomas Frank, ka thënë se është kënaqësi ta shohësh Eriksenin duke luajtur. Por, ai ka njoftuar se do të aktivizohet të hënën në një miqësore të Brentfordit, dhe jo kundër Crystal Palacet në Premier League këtë fundjavë.

“Mendoj se Erikseni është mirë, po stërvitet mirë dhe duket se është lojtari me të njëjtat kualitete që ne i kemi parë”, ka thënë Frank.