Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e erërave të fuqishme që kanë pushtuar veriun dhe lindjen e Gjermanisë.
Erërat kanë lëshuar objekte të forta në rrugë, duke krijuar kaos nëpër qytete.
Një 58-vjeçar humbi në qytetin Beelitz, afër Berlinit mbrëmjen e së shtunës, pasi një shtyllë elektrike ra mbi të teksa po ecte me partneren e tij, raportuan mediat lokale.
Rënia e një druri plagosi një këmbësor në qytetin verior Bremevdekn, ndërsa në rajonin Pomerania një motoçiklist është plagosur rëndë pas përplasjes në një dru të rrëzuar.
Erërat kanë penguar edhe shërbimet e trenave të shtunën dhe të dielën në veri dhe lindje të Gjermanisë, përkatësisht në Berlin, Bremen dhe Hamburg.
Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë nëpër shtëpi, pas raportimit për erëra të fuqishme.
Shërbimet e motit paralajmëruan të dielën se erërat e fuqishme do të përhapen edhe në jug të Gjermanisë.
