Futbollisti shkupjan Erdon Daci ka shënuar gol që në ndeshjen e parë të sezonit të ri në ligën e parë belge. Ekipi i tij Westerlo tashmë është bërë pjesë e elitës së futbollit belg, ndërsa të dielën mposhti Brizhin me rezultat 2-0. Pas një loje dhe një forme të shkëlqyer Daci shënoi në minutë e 40, ndërsa për 2-0 shënoi Vetokele.
Daci pothuajse luajti në tërë takimin pasi u zëvendësua në minutën e 88’.
