Erdogani uron Kurtin, i kërkon ta rishikojë çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës së re në krye të ekzekutivit, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Në letrën e urimit, Erdogan i ka kërkuar Kurtit ta rishikojë çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Turqia, si gjithmonë, edhe në periudhën e ardhshme, do të solidarizohet në çdo fushë me popullin vëlla të Kosovës. Nga ana tjetër, pasi që e di se edhe ju keni, gjithashtu, shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për Qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare. Me këtë rast, përsëris urimet e mia më të mira dhe lumturinë tuaj, si dhe prosperitetin dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Erdogan në letër.