Erdogani – SHBA-së: Turqia nuk është shtet fisnor

TË FUNDIT

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dje deklaroi se SHBA-ja nuk duhet ta shtyjë vendosjen e sanksioneve ndaj Ankarasë për shkak të provës së kohëmëparshme të sistemit antiraketor rus S-400.

“Çfarëdo që të jenë sanksionet, mos i prolongoni por zbatojini ato. Ju (SHBA) na thoni ta kthejmë S-400. Ne nuk jemi shtet fisnor, ne jemi Turqia”, theksoi Erdogan.

SHBA-ja të premten sërish paralajmëroi se marrëdhëniet me Turqinë do të rrezikohen për shkak të testimit turk të sistemit S-400.

Departamenti amerikan i Shtetit kumtoi se testimi është “jokompatibil me përgjegjësinë e Turqisë si aleate e NATO-s dhe partnere strategjike e SHBA-së”.

Uashingtoni kërcënoi se do të vendosë sanksione ndaj Turqisë nëse aktivizohet S-400.

Ankaraja, marrëveshjen për blerjen e S-400 nga Rusia e nënshkroi në vitin 2017, ndërsa bateria e parë është dërguar  në korrik të vitit të kaluar. ab/