Erdogan: Vrasja e shkencëtarit iranian e orientuar kundër paqes në rajon

TË FUNDIT

Vrasja e shkencëtarit bërthamor iranian, Mohsen Fahrizade është e orientuar kundër paqes në rajon, por ata që kanë një qëllim të tillë nuk do të kenë sukses, deklaroi presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan në një bisedë telefonike me homologun iranian, Hasan Rohani.

Erdogan shprehu hidhërim të thellë për vrasjen e Fahrizades dhe shprehu ngushëllimet e tij për popullin iranian dhe familjen e shkencëtarit.

Gjatë kohës së bisedës, të dy presidentët gjithashtu iu referuan edhe situatës në Nagorno-Karabah, çështjet rajonale dhe mënyrat për të zhvilluar marrëdhëniet e ndërsjella.