Erdogan vlerëson qëndrimin e Papa Leonit për Palestinën në takimin në Ankara

TË FUNDIT

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, u takua të enjten në Ankara me Papa Leon, në vizitën e tij të parë jashtë vendit si udhëheqës katolik.

Në fjalën e mbajtur gjatë takimit me përfaqësues politikë dhe fetarë, Erdogan përgëzoi qëndrimin e Papës mbi çështjen palestineze, duke e cilësuar si “të mprehtë” dhe të domosdoshëm në një kohë tensioni e pasigurie globale.

“Borxhi ynë ndaj popullit palestinez është drejtësia dhe themeli i kësaj është zbatimi i menjëhershëm i vizionit të një zgjidhjeje me dy shtete, bazuar në kufijtë e vitit 1967. Po ashtu, ruajtja e statusit historik të Jerusalemit është thelbësore,” u shpreh Erdogan.

Presidenti turk vlerësoi gjithashtu thirrjet e Papa Leos për paqe dhe diplomaci lidhur me luftën në Ukrainë, duke i cilësuar ato si shumë domethënëse.

Në shtator, Papa Leo kishte zhvilluar një takim në Vatikan me Presidentin izraelit Isaac Herzog, ku ngriti shqetësimin për “situatën tragjike” në Gaza.